Shuhet Agim Doçi/ Kompozitori Zhulali: Dhimbje shumë e madhe, më ka lënë një boshllëk shumë të madh

Kompozitori, Edmond Zhulali në një intervistë në Ora News u shpreh se vdekja e poetit Agim Doçi është një humbje shumë e madhe.

Zhulali: Është një dhimbje shumë e madhe jo vetëm për mua personalisht që kam qenë në një lidhje shumë të ngushtë, lidhje miqësore por mbi të gjitha ka qenë një lidhje profesionale.

Agim Doçi ka qenë një njeri shumë publik, një njeri shumë i dashur.

Agim Doçi do të mbahet mend gjatë si një njeri kurajoz, si një poet jashtëzakonisht i talentuar.

Agim Doçi mua më ka lënë një boshllëk shumë të madh.

Me Agimin kam ndarë shumë këngë dhe kujtime historike.

 

EMISIONET