“Shpëtoni kishën e Kuvendit të Arbrit”/ Kërkohet mbështetje për rehabilitimin e objektit në Lezhë

Kisha ku u mbajt Kuvendi i Arbrit në Mërqi të Lezhës po i nënshtrohet një rikonstruksioni për rikthimin në identitet, por donacionet e deritanishme janë të pamjaftueshme. Ndaj nismëtarët e projektit kërkojnë ndihmën e biznesit dhe qytetarëve për të shpëtuar objektin me vlera historike.

“Shpëtoni kishën e Kuvendit të Arbrit”/ Kërkohet

Kisha mesjetare në Mërqi të Lezhës ku në vitin 1703 u mbajt Kuvendi i Arbrit po i nënshtrohet një restaurimi për rikthimin në identitet.

Por donacionet e grumbulluara deri tani janë të pamjaftueshme.

Përballë dyerve të mbyllura dhe ndihmës së munguar të institucioneve zyrtare, nismëtarët e projektit kërkojnë ndihmën e biznesit dhe qytetarëve për të shpëtuar objektin me vlera historike.

“Këtu është mbledhë Kuvendi i Arbrit. S’pari herë këtu është përmendur emri shqiptar.”

Për të nxitur mbështetje, Rapsodë nga Shqipëria e Kosova u bënë bashkë në një koncert brenda kishës.

“Kjo kishë në njëfarë mënyre kryen dy misione. Edhe misionin e vet si një tempull dhe si një vend ku është mbajt Kuvendi më i rëndësishëm i historisë së Kombit shqiptar."

Klerikë e studiues përsëritën nevojën e mbështetjes financiare

“Ne u bëjmë thirrje të gjithëve që të solidarizohen dhe të japin kontributin e tyre.”

Për rreth 60 minuta në Kishën e Kuvendit të Arbrit kumbuan tingujt dhe u dëgjuan rapsodi për ngjarje e personazhe të historisë së shqiptareve

Ndërsa nuk munguan ata që dhanë kontributin e tyre që ky vend të kthehet në identitet brenda këtij viti.

EMISIONET