Shkodra në festë, ushqime dhe destinacione për turistët e huaj

Kryetari i bashkisë së Shkodrës ka bërë bashkë biznesmenë dhe shefa të kuzhinës, duke sjellë për turistët jo vetëm shijen e bukurive të qytetit por edhe të ushqimeve. Festivali e transformoi sheshin në një festë për të kaluar momente edhe më të bukura.

Shefat italianë ishin të ftuarit special, që përshëndetën organizimin por dhe pjatat dhe pijet e ofruara.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Pjesëmarrësit po ashtu vlerësuan aktivitetin.

"Për ne është shumë e rëndësishme. Është një eksperiencë shumë e bukur. Në shkollë ne bëjmë jo vetëm gatime të vendit, por provojmë të bëjmë cdo gjë të re," thotë një pjesmarrës.

"Qëllimi i kësaj ekspozite nuk është thjesht të paraqesim pjestarët e familjes së bletëve, por dhe për të treguar që dhe i prodhojmë ," thotë një pjesmarrës.

Vetë Spahia nënvizoi rëndësinë e prezantimit të resurseve të Shkodrës duke premtuar se ky aktivitet do të kthehet në traditë.

"Nëpërmjet këtij promovimi dhe shumë modeleve të tjera duhet të stimulojmë ekonominë e bashkisë tonë, por dhe të nxjerrim në sipërfaqe vlerat dhe mundësitë e jashtëzakonshme që ofron ky territor.

Ne synojmë ta kthejmë këtë event dhe shumë evente të tjera në pikë referimi mbarëkombëtar dhe madje dhe përtej," tha ai.

Për të ftuarit special Spahia u ofroi dhe një tur vizite në kalanë e Shkodrës.

Ndalesa e radhës ishte Thethi një nga zonat që ka edhe më shumë vizitorë thuajse gjatë të gjithë vitit.

Shkodra në festë, ushqime dhe destinacione për turistët e

Shkodra në festë, ushqime dhe destinacione për turistët e

EMISIONET