Shkodër/ Të vegjëlit e shtëpisë së fëmijës sjellin komedinë e Çajupit

Të vegjlit e shtëpisë së fëmijës në Shkodër, kanë sjellë në skenën e Teatrit komendinë e Çajupit të titulluar “Pas Vdekjes”. Fëmijët jo profesionistë, dhuruan emocione tek publiku ndërsa autorët thanë se kanë vendosur që ata të njihen me artin përmes autorëve vendas.

Një version modern i komedisë së Çajupit “Pas vdekjes” u shfaq në Shkoder.

Kjo shfaqje erdhi krejt ndryshe, sepse aktorët nuk ishin pjesë e trupave teatrore apo të dalë nga shkolla e aktrimit, por ishin fëmijëve rezident të shtëpisë së fëmijës 6-16 vjeç.

Eshtë zgjedhur një autor shqiptar për t’i njohur të rinjtë me traditat e kohëve të mëparshme dhe anët pozitive dhe negative të atyre periudhave.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Kanë punuar fort. Ka qenë mbase pak periudhë e ngjeshur për ta, duke menduar që janë amatorë dhe po bëjnë një shfaqje të vërtetë teatri. Por, unë mendoj që kanë bërë një punë shumë të mirë dhe për ti mësuar pak dhe me traditën. Dhe në shfaqje është bërë njëlloj lidhje e modernes e traditën," tha Eni Jani, regjisore.

Vinifreda Gazulli, drejtore e shtëpisë së fëmijës 6-16 vjeç thotë se të rinjtë e kanë nevojë që të japin shfaqje jashtë mureve të institucionit.

Me shumë dëshirë, por dhe me profesionalizmin e tyre të vogël, kanë shprehur atë për c'ka ata kanë nevojë. Ne kemi zgjedhur që në fakt ta bëjmë në shtëpinë tonë këtë shfaqje sepse kemi një sallë teatri, por ajo që mbi të gjitha ajo që kanë nevojë fëmijët tonë është që të dalin jashtë këtij institucioni," tha Vinifreda Gazulli, drejtore e shtëpisë së fëmijës 6-16 vjeç

Edhe për fëmijët ka qënë një eksperiencë krejt ndryshe dhe e perjetuar me emocione.

"Unë u ndjeva shumë shumë e gëzuar, por kisha dhe shumë emocione."

"Kam qenë shumë e knaqur kur e kam luajtur rolin."

"Ja dolëm," thonë ata.

Nisma ka për qëllim që të nxisë, promovojë talente të reja pikërisht tek këta fëmijë për të rritur vetëbesimin e tyre për një të ardhme më të mirë.

EMISIONET