Shfaqet në TOB “Trimat e Jutbinës”

Drejtues i grupit vokal Gramos Burba, koreografja Jera Çurçija dhe  Valltarja Selin Bollati  në një intervistë për emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora folën rreth shfaqjes që do të mbahet nesër në TOB “Trimat e Jutbinës”.

Ata thonë se kjo shfaqje është një arritje për ansamblin që duhet të vazhdojë siç ka qenë dikur.

Jera Çurçija: Është një vepër që mbizotëron eposi. Na janë bashkuar dhe të rinj nga shkolla e baletit. Tre katër javët e fundit kemi punuar shumë intensivisht. Rikthyem emocionet duke kujtuar veprën. Ne tani kemi përgjegjësinë për të sjellë diçka më të madhe për ta përmbushur më shumë publikun.

Selin thotë se kur e mori vesh që kjo shfaqje do të kthehet në skenë si vepër e mori me shumë pasion.

Selin Bollati: Unë vij nga një familje artistësh, gjyshërit kanë qenë pjesë e ansamblit. Kam mbaruar dhe shkollën e baletit. Në këtë shfaqje jam një zanë.  Ka qenë një punë e ngarkuar por që kur e morëm vesh që do të kthehet në skenë si vepër e kam marrë me shumë pasion.

Por çfarë ndjesie i jep brezi i ri Gramos Burbës?

Gramos Burba: Gjithmonë kam pasur prioritet të renë, i kam mbështetur. Shikoj një pasion të madh, një të ardhme të mrekullueshme. Në ansambël bëhen përpjekje, hyjnë element të rinj. Mendoj që kur ndërthuren bukur ansambli ka të ardhmen e sigurte. Dashuria për këtë punë për këtë trup më bën të jem pranë tyre. Ne jemi një trupë që funksionojmë me dashuri nëse nuk do të jemi të tillë nuk do të funksionojmë. Po nuk i shkëlqyen sutë valltarit nuk ke bërë gjë.

Ata thonë se kënaqësia që përjetojnë me këtë shfaqje është e shumëfishtë dhe ftojnë spektatorët të bëhen pjesë e shfaqjes.

EMISIONET