Satira e Kadaresë në fokusin e Lamajt, Fabulisti i njohur sjell në një libër 233 satira

Është një nga 233 satirat e fabulistit të njohur Ferit Lamaj në librin e tij të fundit “Satira dhe sarkazmi kadarean”

Për të është frymëzuar nga vepra e parë e shkrimtarit Ismail Kadare “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”.

Përgjatë një viti Lamaj ka rilexuar gjithë veprën e gjeniut të letrave shqipe duke qëmtuar nga aty satirën, sarkazmin dhe humorin e hollë.

Nisur nga këto momente, ka krijuar mjeshtërisht satirat e tij.

Përshtypja e shkrimtarit Ismail Kadare mbi librin që del në treg në fillim të nëntorit, sipas autorit ka qenë pozitive.

Për dashamirësit e fabulave të tij, Lamaj sjell edhe librin “Deveja pranë kullës Eifel”.

Përveç fabulave në gjuhën shqipe, në këtë libër ka fabula edhe në 5 gjuhë të tjera, frëngjisht, anglisht, greqisht, italisht dhe spanjisht.

EMISIONET