Sa kushton kurora e Perandoreshës Josephine?

Sa kushton kurora e Perandoreshës Josephine?

Një nga dy kurorat që i përkasin Joséphine Bonaparte, gruas së Napoléon Bonaparte, janë ekspozuar në shtëpinë e ankandit Sotheby's në Londrën qendrore përpara daljes në çekiç, dhe pritet të arrijnë në vlerën e të paktën 300,000 £.

"Diadema dhe vathët janë të cilësisë më të mire, që ne besojmë se janë në pronësi të perandoreshës Josephine, të bëra nga një argjendari rreth vitit 1805. Stili i tyre është shumë ndjellës, i epokës neoklasike" tha Kristian Spofforth, ekspert i bizhuterive të Sotheby's.

Sa kushton kurora e Perandoreshës Josephine?

Diadema është ngjyrë ari me theks smalti blu dhe gdhendje të kuqe me portrete klasike. Ajo ofrohet si pjesë e një seti bizhuterish, së bashku me vathët e duhur, një stoli rripi dhe krehër.

"Asnjëherë nuk mund ta dimë, nëse nuk do t'ia shohim ndonjë vajzë të vendosura në dasmën e saj. Por më shumë mundësi ka të bëhen pronë e ndonjë koleksionisti privat që shpresojmë t'i dhurojë ato në një muze ku do të ekspozohen në sërish publiku”.

Sa kushton kurora e Perandoreshës Josephine?

Një nga koleksionuesit më të mëdhenj të veprave unike të artit është miliarderi amerikan Christofer Forbes. Koleksioni më i madh privat i Napoleonit III ka nisur në kohën kur Forbes ishte në moshën 16 vjeçare dhe babai i tij i ofroi atij një letër të shkruar dhe firmosur nga vetë Napoleoni.

EMISIONET