Romani “Nesër e përgjithmonë”, Ermal Meta: Doja të tregoja një histori që nuk e njeh njeri në Itali

Në rubrikën “Një grusht Librash” në “Ora e Betit” në RTV Ora nga Beti Njuma, këngëtari Ermal Meta foli për romanin e tij të parë “Nesër e përgjithmonë”.

Meta tha se nisi të hidhte mendimet e tij në kompjuter gjatë kohës së pandemisë dhe shtoi se do që të tregojë sidomos për italianët histori që nuk i njohin për vendin tonë.

Meta: Nisi të hidhja mendimet e mia në kompjuter gjatë kohës së pandemisë. Historia fillon në vitin ’43 dhe mbaron në vitin ’90. Doja të flisja për një histori që nuk e di njeri në Itali. Ata gjithçka që njohin e dinë nga vitit ’91 e pas, me ato anijet. Doja të tregoja diçka më tepër, për të treguar atë që solli largim ne shqiptarëve.

Në libër është një armik që nuk është më armik. Ushtari gjerman ishte edhe një pianist dhe i mëson pianon Kajanit 7-vjeçar dhe zbulon se ai ka shumë talent. Mbaron lufta dhe çdo gjë kthehet në gjendjen e vet. Kajani bëhet një pianist shumë i famshëm në Shqipëri dhe i jepet mundësia që të dalë jashtë kufijve shqiptare e të bënte një koncert në Gjermaninë lindore, por aty ndodhin gjera të tjera që e detyrojnë të mos kthehet pas.

E ndërsa libri po përkthehet në gjermanisht, Meta pranon se i kanë bërë dy oferta për ekranizimin e librit.

"Por eshte punë shumë e gjatë por do më pëlqente" tregon ai.

Ndiqni intervisten. 

EMISIONET