Roma mirëpret Samitin e Kulturës të G20-ës

Roma mirëpret Samitin e Kulturës të G20-ës

Në kryeqytetin italian, Romë, nisi sot samiti dy ditor i kulturës i vendeve të G20.

Ministrat e Kulturës të 20 ekonomive më të fuqishme të botës së bashku me 40 delegacione botërore të Intitucione ndërkombëtare ndodhen në Romë për të diskutuar sfidat e së ardhmes së kulturës botërore.

Për herë të parë në kryqytetin italian zhvillohet Samiti i Kulturës së vendeve që përfaqësojnë 60% e popullsisë botërore e 80% të PPB ekonomisë globale.

 Samiti i Romës do të hapë punimet në vendin simbol të këtij qyteti, në Koloseo, në drejtimin e kryeministrit italian Mario Draghi e të ministrit të Kulturës Dario Franceschini.

"Kultura bashkon botën" është moto e këtij samiti, që do të vlerësojë e analizojë përmes kulturës, eksperiencën e dhimbshme të pandemisë globale. 

Kultura qe një nga fushat më të goditura nga pandemia e do të jetë një nga pilastrët strategjikë për të rimëkëmbur ekonomitë e vendeve. 

Kultura do të konceptohet si çelësi strategjik për një ekonomi që respekton ambientin, planetin, njerëzit e zhvillimin, por dhe që duhet të mbrohet nga fatkeqësitë natyrore, klimatike, ambientale, nga trafiku i paligjshëm i veprave të artit, grabitja e shkatërrimi.

Mundësitë e shumta, roli inovativ e vende të reja pune që ofron sektori i kulturës, do të jenë në axhendën e takimeve të delegacioneve pjesëmarrëse.

Pas një viti pandemik e një vit nga samiti i fundit i kulturës i vendeve të G20, janë identifikuar pesë fusha kryesore ku do të fokusohet samiti i 29-30 korrikut në Romë; mbështetja ndaj operatorëve të kulturës, promovimi i këtij sektori, dixhitalizimi i kulturës, përballimi i ndryshimeve klimatike përmes kulturës dhe formacioni i duhur për gjetjen e aftësive në përballimin e sfidave komplekse të botës së modernizuar.

E pranishme në Samitin e Romës do të jetë dhe Drejtoresha e UNESKO-s, Audrey Azoloulay.

Një nga risitë e kësaj konference do të jetë lancimi i iniciativës projekt për krijimin e një Task Force Italiane e propozuar nga UNESKO.

Samiti i Kulturës së vendeve të G20 do të hapë punimet në mbrëmjen e 20 korrikut në arenën e Koloseut e në një mbrëmje artistike të orkestrës simfonike, drejtuar nga dirigjenti Riccardo Muti.

Gjatë ditës së dytë punimet e samitit do të spostohen në Pallatin Muze Barberini të Romës.

EMISIONET