Rinia dhe lufta në Ukrainë, Festivali për Të Drejtat e Njeriut në Shqipëri me 37 filma këtë edicion

Edicioni i 17-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut  në Shqipëri ka përzgjedhur këtë vit 37 filma me një tematikë të mprehtë shoqërore.

"Kemi zgjedhur 37 filmna nga 3200 filma të cilët aplikluan. Audienca jonë, spektatori do ketë rastin të marrë kontakt për herë të parë me filma premirë që vijnë në vendin tonë."

 Theodore Orlin, President Nderi i Filmit, thekson qëllimin e tyre.

"Është një kujtesë e përvitshme e mbrojtjes së të drejtave tona themelore si pjesë më thelbësore e jetës dhe dinjiteti tonë".

Ndër tematikat kryesorembetet destabiliteti që ka krijuar Rusia në Europë me agresionin e saj të vazhueshëm ndaj Ukrainës.

"IHRFFA në përputhje me misionin e saj për të promovuar të drejtat e njeriut po i bën një nderim të merituar Ukrainës dhe populit të saj në veprimtarinë e këtij viti".

Orlin shprehet se me termin rini është propaganduar në mënyrë të vazhdueshme duke mos ofruar përkushtimin konkret për të rinjtë.

"Është shymë e njohur për politikanët të na kujtojnë rëndësinë e brezit të ri për të marrë përgjegjësinë e liderit. Megjithatë përkundër këtyre deklaratave të rëndomta sa i vërtetë është përkushtimi i të rinjve në mesin tonë?"

Filmat e përzgjedhur në Festivalin e këtij viti kanë për qëllim të nxisin diskutimin mbi këto çështje të rëndësishme të mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Në ceremoninë hapëse u mbajt dhe një ekspozitë fotografike me foto nga lufta në Ukrainë.

Rinia dhe lufta në Ukrainë, Festivali për Të Drejtat eRinia dhe lufta në Ukrainë, Festivali për Të Drejtat e

EMISIONET