Rikthehet “Tana”: 64 vjet pas regjistrimit, restaurohet filmi i njohur shqiptar
Filmi i njohur shqiptar “Tana” është rikthyer pas 64 vjetësh që nga koha kur është regjistruar për herë të para. Tanimë filmi është restauruar, ndërsa aktorët e filmit u shprehën të lumtur për rikthimin e kësaj vepre.
Pas 64 vitesh që kur u shfaq për herë të parë, është rikthyer në skenë filmi “Tana”.
Tanimë i restauruar me regji të të madhit Kristaq Dhamo dhe me rolin kryesor të artistes Tinka Kurti.
Mes emocionesh artistja e madhe u kthye për të ndjekur premierën e cila është realizuar në këtë Korçë.
“Unë jam Tinka Kurti. Kam luajtur filmin Tana. Kam ardhur sonte të kujtoj atë film që ka shkuar e ka mbaruar,” tha Tinka Kurti.
Margarita Lala, 84 vjeçare sot tregon mes emocionesh montazhin e filmit "Tana".
“Tani është shumë ndryshe. Atëherë jemi lodhur shumë, kemi punuar shumë. Të them të drejtën me ato kushtet që punonim e dini ju se ҫfarë hanim,” tha ajo.
Pas premierës kombëtare në Tiranë e cila u prit mjaft mirë, kjo premierë ishte pjesë edhe e festivalit Lumiere në Francë 1 muaj më parë.