Rikthehet Rinfest, në festivalin e këngës dhe muzikës instrumentale fëmijë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia

Fëmijë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut u bënë pjesë e Rinfest, festivalit të këngës dhe muzikës instrumentale që rikthehet pas 13 vitesh.

Janë talente nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Të gjithë pjesmarrës në Rinfest.

Festivali i këngës dhe muzikës instrumentale rikthehet pas 13 vitesh.

Piano, Kanto, Kitarë, modë e prezantim janë disa nga gjinitë ku konkurrojnë të vegjlit.

Më të mirët u vlerësuan me çmime.

Eventi i zhvilluar këtë fundqershori është produkt i një pune të gjatë i stafit të qendrës “Xhoi&Xhulia” me drejtues Xhoi Jakaj.

Ajo tregon ristë e këtij festivali që në qendër ka fëmijët dhe veçanërisht ata me aftësi ndryshe.

"Disa talente duhet ti mbështesim dhe motivojmë dhe ku më mirë se në televizionet shqiptare për ta rikthyer këtë element që ka mbetur pak në hije."

Juria e përbërë nga emra të njohur drejtohet nga këngëtarja Irma Libohova. Nuk e ka të lehtë të gjykojë fëmijët, por thotë se angazhimi në të tilla aktivitete i shpëton ata nga qëndrimi i padobishëm në telefona e rrjete sociale.

"Gëzohem që ka njerëz që e duan këtë vend siç është Xhoi, drejtorosha e kësaj qendre “Xhoi&Xhulia” që ka mbledhur rreth vetes gjithë këta fëmijë."

Rinfest që synon t`i afrojë fëmijët në rrugën e bukur të artit do të jetë një traditë e përvitshme.

EMISIONET