Rikthehet në TKOB Tedi Papavrami, Interpreton pas 40 vitesh “Balladën” e Pjetër Gacit

Në skenë, risjell pas 40 vitesh melodinë e fëmijërisë.

Me “Balladën” e kompozitorit shkodran Pjetër Gaci, violinisti Tedi Papavrami rikthehet në Shqipëri për të mbajtur një koncert mbrëmjen e të premtes në Teatrin e Operas dhe Baletit.

Thotë se është një vepër që e lidh me të kaluarën.

Me kohën kur ishte në Shqipëri e nuk e mendonte kurrë jetën në një vend tjetër.

Gjatë  koncertit do të interpretojë edhe pjesë nga kompozitorë të huaj si Beethoven apo Brahms.

Për herë të parë Papavrami shoqërohen në Shqipëri nga pianisti Philippe Bianconi, me të cilin punon rregullisht prej 30 vitesh.

Ministrja e Kulturës Elva Margariti e cilësoi Papavramin një ndër ambasadorët më të mirë të Shqipërisë në botë.

Koncerti i violinistit të njohur ndërkombëtarisht zhvillohet në kuadër të javës së kulturës kombëtare.

EMISIONET