Rikthehet festivali i teatrit/ Interpretuesit e cirkut të Quebec-ut hapin siparin në Avignon

16 grupe teatrore do të interpretojnë çdo natë për tre javë në eventin më të madh teatror në Francë. Artistët e cirkut të Quebec-ut kanë hapur siparin e festivalit më të famshëm të teatrit në botë, në Avignon të Francës.

Rikthehet festivali i teatrit/ Interpretuesit e cirkut të Quebec-ut hapin

Rikthehet festivali më i famshëm i teatrit në botë në Avignon të Francës, pas dy viteve pëzullim për shkak të krizës shëndetësore të pandemisë.

Për herë të parë që nga viti 2019 u mbajt edhe parada tradicionale. Me kostume dhe nën tingujt e daulleve, një grup artistëshpërshkoi rrugët e "Qytetit të Papëve", ku ishin mbledhur shumë ndjekës të festivalit.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Siparin këtë vit e hapin artistët e cirkut të Quebec-ut, në "La Scala Provence" që është shndërruar në teatrin më të madh të përhershëm në Avignon që nga hapja e tij. Artisti Jamie Adkins, bashkë-projektues i shfaqjes "Six°" u shpreh se është nder të jesh në këtë skenë.

"Është një teatër në Paris me një histori të madhe, një reputacion të madh. Kështu që është thjesht një nder të jesh këtu në ‘La Scala Provence’. Më parë kishte një ndryshim të madh midis cirkut tradicional dhe cirkut modern, por tashmë kanë kaluar 40 vjet. Për mua, është thjesht cirk.”

Mélanie Biessy, bashkëdrejtoreshë e La Scala shpejgon kapacitetet e sallës së re.

“Janë katër dhoma: më e madhja, kinemaja historike, 600 ulëse, pastaj keni një dhomë me 200 ulëse, një tjetër me 100 dhe një më të vogël me 60. Pra gjithsej katër dhoma, një restorant, i cili do të jetë i hapur të gjitha. gjatë gjithë vitit, për artistët”.

Edicioni i vitit 2022 do të jetë gjithashtu i fundit për Olivier Py, në krye të Festivalit për nëntë vjet, dhe i cili do të pasohet nga portugezi Tiago Rodrigues.

Në shenjë solidariteti me Ukrainën, Olivier Py do të performojë, si lamtumirë, me grupin punk Dakh Daughters nga kyiv në shfaqjen e tij "Miss Knife".

16 grupe teatrore do të interpretojnë çdo natë për tre javë në eventin më të madh teatror në Francë.

EMISIONET