Rezoluta/ UNESCO: Ndalni by-passin e Gjirokastrës, projekti dëmton vlerat e trashëgimisë botërore

Komiteti i UNESCO-s për Trashëgiminë Botërore,i bën thirrje autoriteteve shqiptare që të ndalen menjëherë punimet për by-passin e Gjirokastrës për shkak se ndërtimi i tij dëmton vlerat muzeale. Në një rezolutë të fundit, UNESCO thotë se qeveria shqiptare ka refuzuar që të japë detaje të projektit, por rrezikun e by-passit e kanë evidentuar nga palë të treta.

Një rezolutë e fundit e ekspertëve të Komitetit të UNESCO-s për Trashëgiminë Botërore, ka rekomanduar forumin që t’i kërkojë qeverisë shqiptare ndaljen e menjëhershme të ndërtimit të by-passit të Gjirokastrës, derisa një mision të verifikojë qartë ndikimin që do të ketë në trashëgiminë botërore ky projekt.

Rezoluta citon një informacion të dërguar nga një palë e tretë, jo qeverinë shqiptare, se ajo që po ndodh në Gjirokastër “skicon një situatë shumë shqetësuese të projektit”.

"Dizajni i transmetuar nënkupton që projekti të ketë një ndikim të mundshëm negativ në vlerat e përbashkëta të pronës. Kjo kërkon verifikim nga qeveria dhe rekomandohet që Komiteti ti kërkojë qeverisë të ndalojë këtë projekt derisa një mision të vlerësojë ndikimin e tij në vlerat e përbashkëta të pronën dhe të bëjë rekomandimet".

Madje në rezolutë thuhet se UNESCO ka kërkuar informacion shtesë nga qeveria shqiptare për projektin, por asnjë strukture e shtetit shqiptar nuk i është pergjigjur.

"Informacione të tjera shtesë u kërkuan nga qeveria në përputhje me Paragrafin 174 të Udhëzimeve Operacionale në një letër të datës 16 Mars 2021. Qeveria nuk dha asnjë informacion ose sqarim të mëtejshëm deri në përfundimin e këtij raporti".

Vendimi i marrë në lidhje me përfundimin e punimeve në by-passin e Gjirokastrës u botua në projekt-rezolutën përpara sesionit të 44-të të takimit të Komitetit të Trashëgimisë Botërore, i cili zhvillohet midis 16 dhe 31 korrikut në Kinë.

Pak ditë më parë Ferit Hoxha, ambasador dhe Delegat i Përhershëm i Shqipërisë në UNESCO tha se janë dy projekte në Gjirokastër që kritikohen nga Forumi i Trashëgimisë Kulturore.

Gjirokastra është qytet i përfshirë në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s në vitin 2005, ndërsa projektet infrastrukturore, kryesisht by-passi dhe ndërhyrjet ne sheshin "Çerçiz Topulli" janë kritikuar disa herë nga ekspertë vendas dhe të huaj.

Projekti i by-passit u ideua që nq 13 shtator 2016 nga Këshilli Kombëtar i Restaurimit i cili dha miratimin.

Përballë kritikave, qeveria thotë se synimi i tij është devijimi i qarkullimit të automjeteve nga zona muzeale.

EMISIONET