Rezoluta për by-passin e Gjirokastrës, Margariti: Do finalizohet me rekomandimet e UNESCO-s

Rezoluta për by-passin e Gjirokastrës, Margariti: Do finalizohet me

Nga Gjirokastra, ku ka qenë së bashku me kryeministrin Rama gjatë vizitës së tij në jug të vendit, ministrja e Kulturës Elva Margariti ka folur për mediat pas inkspektimit të kantiereve të hapura në qytetin pasuri botërore.

E pyetur mbi projektin e by-passit, pas vendimit të fundit të UNESCO-s për nisjen e një misioni monitorimi për projektet që po zbatohen në Gjirokastër dhe ndërprerjen e punimeve, ministrja Margariti u shpreh se ky është një projekt i integruar që synon ndër të tjera edhe përforcimin e shtratit të përroit.

Kjo është një fazë përgatitore që do të finalizohet me rekomandimet e UNESCO-s.

Ministrja Margariti ka pohuar se mbetjet e mureve mesjetare të gjetura pas gërmimeve në sheshin e qytetit, do të rimbulohen dhe dëshmi e tyre do të jenë fotografitë të cilat më pas do të ekspozohen në sheshin e rindërtuar.

Po sot nga ky shesh u bë edhe zhvendosja për herë të parë pas 97 vitesh e bustit të Çerçiz Topullit që do të restaurohet dhe do të rivendoset në përfundim të punimeve.

EMISIONET