Revista e përbashkët Kosovë-Shqipëri, e vetmja revistë arkiviste në gjuhën shqipe
Në ambjentet e Pallateve të Kongreseve u prezantua botimi i radhës së revistës së përbashkët arkiviste mes Shqipërisë dhe Kosovës në gjuhën shqipe.
"Prej 5 vitesh po botojmë një revistë që sëpaku në 70% të përmbajtjes së saj i kushtohet shkencës së arkivistikës, atë që kemi nevojë dhe që shoqërohet me konferencën mbarkombëtare të arkivistikës. Sivjet kishim edicionin e gjashtë, vitin tjetër do të kemi edicionin e shtatë".
Qëllimi i kësaj reviste është shkëmbimi i informacioneve apo dhe nxjerrja në pah e dokumenteve që përbëjnë histori.
Ndoshta më parë kjo revistë ka pasur karakter historik, tashmë ajo do ti referohet arkivave.
"Trajtohen probleme nga më të ndryshmet. Natyra e kësaj reviste ka qenë e karakterit historik dhe ne tani jemi fokusuar që kjo revistë të merret vetëm me problemet e arkivistikës. Prej punimit të parë janë përfshirë 19 autorë me punimet e tyre."
Gjithashtu kjo revistë lidhet me misionet aleate në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, e cila zë një tematikë të diskutuar.
"Është një temë që ha debat dhe roli i misioneve britanike apo dhe aleate në terësi në Shqipëri gjatë kësaj periudhe".
Pavarësisht se ka pësuar shkëputje vitet e kaluara ku Shqipëria dhe Kosova botonin revista të ndryshme, tashmë botimet e radhës do të jenë në një kontribut të përbashkët referuar arkivave.