Restaurohet “Qyteti i Perëndive”, Parku Arkeologjik i Selinuntes do të rilindë, projekti 5 mln €

Restaurohet “Qyteti i Perëndive”, Parku Arkeologjik i

Parku Arkeologjik i Selinuntes, në Siçili, i vlerësuar si zona më e madhe arkeologjike në Evropë do të restaurohet. Një ekip ekspertësh do të rindërtojnë tre kolonat ciklopike të Tempullit G, që daton në shekullin e 5-të para Krishtit, ashtu siç kanë qenë në origjinal, 16 metra të larta.

Rajoni i Siçilisë ka vënë në dispozicion 5 milionë euro për punimet restauruese që do të zgjasin një vit.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Tempulli G, me madhësinë e një fushe futbolli, e cila qëndronte 2600 vjet më parë si një dëshmi e gurtë e fuqisë dhe pasurisë së kolonisë së lavdishme greke.

I quajtur ndryshe “Qyteti I Perëndive”, tempulli ka qenë një nga qytetërimet klasike më të lulëzuara të zonës së Mesdheut.

Do të jetë një kantier i madh ndërtimi, “gjithmonë i hapur për publikun”, siguron drejtori i parkut Felice Crescente.

Zona arkeologjike sot shfaqet si një grumbull rrënojash dhe rindërtimi i kolonave mund të ketë një ndikim shumë të fortë.

"Ne nuk fokusohemi te spektakolarja, shpjegon arkeologu Oscar Mei i Universitetit të Urbinos. 

"Ky nuk është një rindërtim i tempullit, por një operacion i madh kërkimor shkencor dhe mbrojtjeje".

"Tashmë në këto vite, - tregon Mei, - janë ndërmarrë shumë hapa për të shpjeguar misterin e këtyre rrënojave. Është kuptuar, për shembull, se ajo që dukej si një tempull që nuk u mbarua kurrë ishte një ndërtesë që nuk ishte përfunduar plotësisht".

Projekti do të hyjë në histori pasi pritet t'i rikthejë tempullit madhështinë e tij, në sajë edhe të pjesëmarrjes së arkeologëve si Valerio Massimo Manfredi, Oscar Mei dhe Claudio Parisi Presicce.

EMISIONET