“Respektoni familjen e njëri-tjetrin”/ Kryegjyshi Edmond Brahimaj shtron iftar për Ramazan
Respekti për familjen dhe njëri tjetrin ishin në qendër të fjalës në iftarin e shtruar në Kryegjyshatën Botërore Bektashie. Në tryezën e shtruar nga Haxhi Dede Edmond Brahimaj morën pjesë, besimtarë, ambasadorë, përfaqësues të politikës dhe medies
Ambasadorë të akredituar në Tiranë, besimtarë, përfaqësues të klerit, politikës dhe medies iu bashkuan iftarit të shtruar nga Kryegjyshi Haxhi Dede Edmond Brahimaj.
Në fjalën e tij theksoi rëndësinë e familjes, dhe reflektimin që sjell muaji i Ramazanit në afrimin mes njerëzve.
Respekti për të tjerët ishte po ashtu një mesazh i fortë.
Agjërimi në muajin e ramazanit është obligimi me i rëndësishëm dhe një akt sakrifice e dashurie për Krijuesin e për njëri-tjetrin.