Regjisori Milto Kutali: Vepra pasqyron realitetin, e gjithë bota ka nevojë të ristrukturohet

Këtë pasdite në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora ishte i ftuar regjisori i njohur Milto Kutali, për të folur për projektin e tij të radhës, drama “Buzëqeshja e hidhun” që pritet të jepet në teatrin e Gjirokastrës para krishtlindjeve. 

Në fokus të kësaj premierë do të trajtohen korrupsioni dhe dramat familjare. Ku shihen mjaft qartë  dhe në detaje problematikat e zyrtarëve të korruptuar që  kthehen si bomerang në marrëdhëniet familjare.

Për këtë regjisori Kutali u shpreh se e ndjeu si një nevojë për të sjellë një dramë për publikun, pikërisht të quajtur ‘buzëqeshje e hidhun’, pasi sipas tij në ditët e sotme kemi nevojë shumë për të buzëqeshur.

“Buzëqeshja e hidhun”, kemi vendos t’a quajmë kështu në gegërisht, sepse me thënë të drejtën sot na duhet shumë buzëqeshja. Një miku im thotë gjithmonë, duhet të themi mirë që të bëhet mirë”, u shpreh Kutali.

Ndër të tjera, regjisori Kutali theksoi se drama që do të transmetohet për herë të parë për publikun është një vepër që i përgjigjet realitetit tonë.

“Ajo që kam vënë re tek veprat  është që ka ardhur nevojë të bëjmë një rikonstruktim edhe të njeriut. Ndaj kjo vepër do t’i përgjigjet shumë mirë edhe realitetit tonë. Lënia e një mesazhi se çfarë do të ndodh me të ardhmen e fëmijëve tanë”, u shpreh ndër të tjera regjisori Kutali.

EMISIONET