Referendum, Aleanca për Mbrojtjen e Butrintit: Çështjen do ta kalojmë edhe në SPAK, nëse është nevoja

Dhënia e Butrintit me koncesion nga qeveria, ka shkaktuar një reagim të fortë publik dhe ngritjen e aleancës për mbrojtjen e Butrintit e cila në bashkëpunim me Akademinë Rrënjët Tona, ka deklaruar se do të mbajë një referendum dhe do të ndjekë çdo rrugë tjetër ligjore për të mbrojtur zonën historike.

Aleanca për mbrojtjen e Butrintit dhe Akademia Rrënjët tona kanë paralajmëruar një referendum, si të vetmin instrument për mbrojtjen e zonës historike në jugun e Shqipërisë.

“Një ndër instrumentet që ofron është referendumi dhe e gjitha të mendohet dhe të realizohet brenda muajit nëntor të këtij viti. Rrugën tjetër e shoh të vështirë. Ne mund të konsumojmë shumë por ata i kanë veshët e mbyllura.”

Reagimi i tyre ka qenë i ashpër, teksa janë shprehur se do të ndjekin edhe në rrugë ligjore këtë çështje.

“Mafia që është në pushtet po na vjedh kulturën. Nëse kjo është një aferë korruptive duhet ta çojmë në SPAK. Është e rëndësishme që të çohet përpara jo vetëm me fjalë, me vepra konkrete për t’i ndaluar këta barbarë të shembjes së kulturës kombëtare.”

Duke e konsideruar si një vlerë mjaft të rëndësishme për historinë kombëtare anëtarë të shoqërisë civile e më gjerë janë shprehur se investimet e huaja kanë qenë gjithmonë në dëm të këtyre monumenteve.

“Investimet e huaja në arkeologji janë katastrofike. Shkoni e shikoni në Apolloni.

“Koncesioni është vdekjeprurës. Kam frikë se një ditë të bukur e tërë Shqipëria me të gjithë kulturën do të jepet me koncesion.”

Një mesazh e kanë edhe për kryeministrin Rama.

“T’i themi Ramës që është prapa zonjës Margariti, ju s’keni gjë prej margaritari, madje në italisht Ramo i thonë bakrit.”

Tryeza “Të mbrojmë vlerat e jashtëzakonshme universal të Butrintit, siç e ka cilësuar edhe UNESCO është e vendosur të mos lejojë dhënien me koncesion të zonës historike, e do të ndjekin çdo formë për ta mbrojtur atë.

EMISIONET