Rapsodët shqiptarë bëhen bashkë, edicioni i 12-të i Festivalit të Folklorit në Lezhë

Për të 12-in vit me radhë është mbajtur në Lezhë edicioni i festivalit folklorik të rapsodëve shqiptarë.
Risia e këtij viti ishte pjesëmarrja e të rinjëve në Festival duke dhënë mesazhin se folklori është një traditë që do të vijojë të ruhet në vendin tonë.

Ky është Emanuel Suka, 13 vjeçari nga Thethi që nuk po e lë të vdesë Rapsodinë.

Ai ishte lahutari më i ri në moshë, që mori pjesë në edicionin e 12-të, të festivalit folklorik tipologjik i rapsodëve dhe instrumentistëve popullor në Lezhë.

Dhjetëra pjesëmarrës të tjerë nga të gjitha trevat shqiptare iu bashkuan këtij festivali.

“Pjesa, prezenca e të rinjëve dhe e fëmijëve që janë në këtë moment në skenë,por që do të ngjiten sot, më von apo në ditën e nesërme, në natën e dytë të këtij festivali kombëtar. Na mbushin me shpresën se këto aktivitet nuk do të shterojnë kurrë,” tha Niko Kotherja drejtor i Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Folklorike.

Në këtë festival i cili ka karakter konkurues morën pjesë grupet artistike të pothuaj çdo krahine të vendit nga Tropoja në Sarandë.

Fituesit do të shpallen të enjten në natën e dytë të këtij festivali të rëndësishëm për trashëgiminë artistike të Shqipërisë.

EMISIONET