Qyteti lundrues i Maldives, projekti inovator ndaj ndryshimeve klimatike

Qyteti lundrues i Maldives, projekti inovator ndaj ndryshimeve klimatike

Mbi ujërat e Oqeanit Indian, shumë pranë kryeqytetit të Maldiveve, Male, po ndërtohet një qytet lundrues, me përmasa sa për të strehuar 20,000 vetë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

I projektuar në një model të ngjashëm me koralin e trurit, qyteti do të përbëhet nga 5000 njësi lundruese duke përfshirë shtëpi, restorante, dyqane dhe shkolla, me kanale që kalojnë në mes.

Qyteti lundrues i Maldives, projekti inovator ndaj ndryshimeve klimatike

Projekti, një sipërmarrje e përbashkët midis zhvilluesit të pronave “Dutch Docklands” dhe Qeverisë së Maldiveve, nuk është menduar si një eksperiment apo vizion futurist: ai po ndërtohet si një zgjidhje praktike për shkak të rritjes së nivelit të detit.

Një arkipelag me 1,190 ishuj të ulët, Maldivet janë një nga vendet më të cenueshme në botë ndaj ndryshimeve klimatike.

Qyteti lundrues i Maldives, projekti inovator ndaj ndryshimeve klimatike

80% e sipërfaqes së saj tokësore është më pak se një metër mbi nivelin e detit dhe me nivelet e parashikuara të rriten deri në një metër deri në fund të shekullit, pothuajse i gjithë vendi mund të zhytet në ujë.

Por nëse një qytet noton, ai mund të ngrihet me detin. Kjo është "shpresa e re" për më shumë se gjysmë milioni banorë të Maldiveve, tha Koen Olthuis, themeluesi i “Waterstudio”, firma e arkitekturës që projektoi qytetin.

Qyteti lundrues i Maldives, projekti inovator ndaj ndryshimeve klimatike

"Kjo mund të dëshmojë se ka banesa të përballueshme, komunitete të mëdha dhe qytete normale në ujë që janë gjithashtu të sigurta. Banrët aty do të shndërrohen nga refugjatët e klimës, në novatorë të klimës."

Ndërtesat e para do të zbulohen këtë muaj, ndërsa banorët e parë do të shpërgulen aty në fillim të vitit 2024 dhe i gjithë qyteti do të përfundojë deri në vitin 2027.

Qyteti lundrues i Maldives, projekti inovator ndaj ndryshimeve klimatike

EMISIONET