“Queen” bën histori/ Grupi legjendar arrin të shesë 7 mln kopje të albumit individual në Britani

Albumi i “Queen” thyen rekordin e top-listave në Mbretërinë e Bashkuar. Grupi legjendar arrin të shesë 7 milionë kopje të albumit individual “Greatest Hits”, ndërsa kënga më e transmetuar është “Bohemian Rhapsody”.

“Queen” bën histori/ Grupi legjendar arrin të shesë 7

Grupi legjendar “Queen” bën histori në Mbretërinë e Bashkuar, duke u bërë I pari që arrin të shesë 7 milionë kopje të një albumi individual. Një në çdo katër familje në Britani, sot ka në pronësi koleksionin e pare të grupit “Greatest Hits”, nga viti 1981, tha “Official Charts Company”.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Rekordi, i cili përmban këngë klasike si “We will Rock You” dhe “Bohemian Rhapsody”, ka qenë një bestseller i përhershëm për vite me radhë. Kohët e fundit ai kaloi javën e tij të 1000-të në toplisten e albumeve në Mbretërinë e Bashkuar.

Kitaristi i Queen-it, Brian May e quajti arritjen e fundit "lajm të gëzueshëm".

"Asnjë album nuk e ka bërë këtë më parë në histori," tha ai në një deklaratë. "Faleminderit, ne e vlerësojmë shumë."

Bateristi Roger Taylor shtoi: "Publiku britanik dhe shija e tyre pafundësisht e shkëlqyer e kanë bërë këtë albumin më të shitur në histori.

"Faleminderit shumë, jemi të përulur dhe të nderuar!"

Albumi i dytë i “Queen” “Greatest Hits”, i publikuar në tetor 1991, një muaj para vdekjes së këngëtarit Freddie Mercury është gjithashtu rekordi i dhjetë më i madh i Mbretërisë së Bashkuar, me rreth katër milionë shitje.

Kënga më e transmetuar e albumit është “Bohemian Rhapsody”, e cila krenohet me 240 milionë transmetime në Mbretërinë e Bashkuar.

Efekte

EMISIONET