Pogradec/ Festivali i filmit dhe ushqim Ballkani, 50 produksione në edicionin e XII

Festivali Ballkanik i Filmit dhe Kulinarisë ngriti siparin në Progradec në edicionin e 12.

Në konkurim janë 50 filma me metrazh të gjatë dhe të shkurtër që do të prezantohen gjatë 5 ditëve.

"Kemi shumë filma dokumentarë të bërë nga të rinjtë."

Festivali e kthen Pogradecin në kryeqendrën e Ballkanit dhe bën bashkë regjizorë të vjetër e të rinj.

"Është  hera ime e parë në Shqipëri, ashtu siç është filmi im i parë në një festival të tillë. Jam i lumtur që jam këtu dhe pjesë e këtij festivali. Konkuroj me një film të shkurtër me një të diplomuar në arkeologji i cili rikthehet në fshatin e tij.Këtu qyteti është shumë i bukur, akomodimi dhe kushtet shumë të mira".

Shërben edhe si një shkëmbim shumë i mirë eksperiencash.

"Është shumë bukur të jem në këtë festival filmi, sidomos pas pandemisë, është bukur të jesh mes njerzve dhe në një festival të tillë. Është shumë bukur të vish nga Greqia në Pogradec, ashtu siç mund të shohësh se sa popujt e Ballkanit i ngjajnë njëri-tjetrit".

Krahas filmave, vëmendje e veçantë i kushtohet kuzhinës ballkanase.

EMISIONET