Plastikë edhe në borën e Antarktidës, studiuesit gjejnë 13 lloje të saj

Plastikë edhe në borën e Antarktidës, studiuesit gjejnë

Shkencëtarët kanë gjetur për herë të parë mikroplastikë dhe në dëborën e sapo rënë të Antarktidës.

Studiuesit nga Universitetit i Centerbury në Zelandën e Re mblodhën mostra nga 19 vende të ndryshme në Antarktidë dhe secili prej tyre përmbante fragmente të vogla plastike.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Mikroplastikët janë fragmente më të vogla se një kokërr orizi shpesh dhe të padukshme me sy. Studiuesit gjetën mesatarisht 29 grimca për cdo litër borë.

Ata identifikuan 13 lloje të ndryshme të plastikës dhe më i zakonshmi ishte polietilen tereftalai (PET) që përdoret tek shishet dhe paketimet e pijeve joalkoolike. Ky lloj i plastikës u gjet në 79% të mostrave.

Por nga ka ardhur plastika aty?

Burimi më i besueshëm janë stacionet kërkimore shkencore lokale, megjithatë modelimi i tyre tregon se origjina e tyre mund të ketë qenë deri në 6000 km larg, raporton BBC.

EMISIONET