Pikturë me makinë shkrimi. Artisti londinez kthen simbolet dhe shkronjat në art

Një artist i ri në Mbretërinë e Bashkuar kthen simbolet dhe shkronjat në art. Kronika ju njeh me 25-vjeçarin I cili ka zbuluar artin e makinës së shkrimit. Këtë muaj ai pritet të hapë një ekspozitë ku njerëzit do të jenë në gjendje të provojnë vetë teknika të ndryshme të këtij arti.

Pikturë me makinë shkrimi. Artisti londinez kthen simbolet dhe

Për artistin londinez James Cook gjithçka ndryshoi kur ai zbuloi makinën e shkrimit. Nga ylli i Hollivudit Tom Hanks te Syri i Londrës, artisti mund t'i kthejë simbolet dhe shkronjat në art, duke tërhequr gjithnjë e më shumë vëmendje.

25 vjeçari punon në një studio në Londër, i rrethuar nga makina shkrimi dhe vepra arti, me sfond kupolën e bardhë të arenës O2.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ai filloi të praktikonte artin e makinës së shkrimit në vitin 2014 kur ishte në kolegj duke studiuar art dhe hasi Paul Smith, një artist nga vitet 1920, i cili kishte punë të ngjashme.

“Fillimisht ishte thjesht nga kurioziteti kur vendosa të marr makinën time të shkrimit. Por që nga viti 2014, kam mësuar dalëngadalë se si të bëj vizatime. Sot në fakt, ndoshta i vizatoj njerëzit më mirë në një makinë shkrimi sesa me dorë të lirë me stilolaps ose laps."

Vizatimet më të vogla mund të zgjasin deri në katër deri në pesë ditë, por portretet mund të zgjasin më shumë. Vizatimet panoramike, të bashkuara në fund këkrojnë më shumë kohë, nga dy javë deri në një muaj.

Njerëzit i dhurojnë makina shkrimi studentit të arkitekturës, ndërsa ai u jep makinave një "jetë të dytë". Ai vazhdon të përsosë pasionin e tij dhe pritet të hapë një ekspozitë nga korriku deri në gusht, ku njerëzit mund të bëjnë artin e tyre të makinës së shkrimit dhe të shohin punën e tij.

Cook gjithashtu shpreson të vendosë një rekord botëror “Guinness” për vizatimin më të madh me makinë shkrimi.

EMISIONET