Piktura tani nuhatet, ekspozita vjen për herë të parë në Muzeun e Madridit

Spanja i ka shtuar një tjetër aset turizmit të saj.Muzeu Nacional del Prado në Madrid sjell pikturen klasike qe mund ta nuhasni.

Piktura tani nuhatet, ekspozita vjen për herë të parë

Museo Nacional del Prado në Madrid, Spanjë ka krijuar një ekspozitë unike rreth pikturës “The Sense of Smell” nga Jan Breughel dhe Rubens.

"Shqisa e nuhatjes" përshkruan një kopsht, me pemë, bimë dhe kafshë.

Qëllimi fillestar i pikturës ishte të evokonte gamën e pamasë të aromave që njeriu mund të dallojë.

Por Muzeu Prado ka shkuar një hap më tej. Duke bashkëpunuar me Fondacionin e Akademisë së Parfumeve dhe kompaninë e modës, Puig, ku ka krijuar dhjetë aroma të dallueshme për të sjellë në jetë pikturën për vizitorët.

Duke përdorur "AirParfum", një teknologji e zhvilluar nga Puig, parfumeri Gregorio Sola krijoi dhjetë aroma që përkojnë me elementë të ndryshëm të pikturës.

Falë katër shpërndarësve, aromat mund të ndjehen ndërsa vizitorët ndërveprojnë me një ekran me prekje.

Ju mund të mbështeteni dhe të kapni ndjenjësinë e vajrave esencialë të luleve të portokallit, aromës së këndshme të luleve të jaseminit ose aromës së lagësht jeshile të një peme fiku, së bashku me notat e tij prej druri.

Ka edhe aromat e trëndafilave, irises, nardit dhe daffodils si pjesë e ekspozitës. Për të rikrijuar erën e daffodilëve, 1300 kg lule u mblodhën për të krijuar kete aromë dehëse.

Duke i dhënë pikturës më shumë shije shtazarake është aroma e një civeti afrikan, një gjitari viverrid vendas në Afrikën Sub-Sahariane.

Piktura është një nga një seri prej pesë pjesësh të quajtur "The Five Senses" nga Jan Breughel. E pikturuar midis viteve 1617 dhe 1618, Breughel dëshironte që çdo vepër të evokonte fuqinë e shqisave individuale: shikimin, zërin, nuhatjen, shijen dhe prekjen.

Për Museo Nacional del Prado, eksperimenti me sjelljen e aromës në një ekspozitë ka qenë një ere suksesi i jashtëzakonshëm.

EMISIONET