Piktori Sulaj: Çmimi në Portugali më emocionuesi. Së shpejti në Tiranë vij me karikatura

Në studion e emisionit “Jeto me orën” në RTV Ora këtë pasdite ishte i ftuar një ndër piktorët më të njohur si brenda vendit dhe jashtë saj, Agim Sulaj. Ai rrëfeu në studio karrierën e tij, më shumë sesa tre dekada, ku ka spikatur me stilin e tij në karikaturë.

Siç duket për Sulajn, prej gjashtë vitesh ai e ka kthyer në traditë rikthimin në Shqipëri me punimet e tij. Për këtë ai u shpreh në studio, se ekspozita e tij më e fundit në vendin tonë, e cila ishte në dhjetor të muajit që lamë pas “Rrënjët”.

“Unë gjithmonë kam pasur një dëshirë që mos të shkëputem nga vendi im. Kështu që unë çdo fundvit vij në Shqipëri dhe sjell punimet e mija, për artdashësit. Në çdo ekspozitë vë re që vijnë njerëz të rinjtë dhe janë shumë xhentil, kanë marrëdhënie shumë të mirë me artistin. Dëshira ime la qenë që mos të shkëputem asnjëherë nga vendlindja me artin tim, se kështu si vizitor vij shpesh. Prej 6 vitesh, tashmë është kthyer si një traditë për mua që të vij në Shqipëri me punimet e mija, të titulluara “Rrënjët”, u shpreh Sulaj.

Më tej Sulaj u ndal në periudhën e pandemisë, ku theksoi se izolimi për të nuk kishte ndikuar në botën e krijimtarisë. Sipas tij, artisti punon më shumë kur gjendet i mbyllur, madje në këtë periudhë ai erdhi në Shqipëri me ekspozitën “Heronjtë”.

“Nuk më bën përshtypje vetmia, artisti gjithmonë punon më mirë kur është në lock down, pasi aty gjen veten dhe krijimtarinë. Në këtë aspekt nuk e kam pasur problem edhe izolimin nga pandemia. Unë kësaj kohe kam pikturuar shumë në tablo, duke lidhur element të ndryshëm të pandemisë, si maskat, etj. madje në vitin 2020, kam bërë ekspozitën të titulluar “Heronjtë”, kushtuar pikërisht sakrificës së mjekëve. Mundohemi që këtë vrazhdësinë që ka sjell kjo sëmundje, t’ua sjellim njerëzve në formën për të qeshur”, u shpreh Sulaj.

Për artistin nuk munguan fjalët as për vendin në të cilin u rrit dhe jetoi momentet më të mira të adoleshencës së tij në qytetin e Vlorës. Ai u shpreh se kur kthehem  në Shqipëri, ndjej mungesën e vendit që la pas kur u largua.

“Unë mbështes krijimtarinë time artistike duke e mbështetur në tablot edhe në karikaturat. Shumë tablo të mija i referohen peisazhit dhe zemrës së Vlorës. Unë jam rritur në këtë vend, dhe gjithmonë mendoj për këtë vend, ngrohtësinë që më falte. Tashmë nuk e gjej më atë vend kur kthehem, janë bërë shumë ndërtime, mua më mungon ajo gjendje që ka qenë më përpara”, tha më tej ai.

Gjatë bisedës në studio, Sulaj gjithashtu tregon edhe se cili ishte një nga çmimet që i kishte dhënë më shumë emocione.

“Një nga çmimet më emocionues ka qenë ai që kam marrë para dy vitesh në Portugali pasi në atë konkurs kam marr çmimin e parë 12 herë. Madje sa herë shkoja u thosha aman more mos ma jepni mua prapë çmimin e parë por e ke fituar më thoshin nuk kemi se çfarë të bëjmë. Një çmim tjetër i rëndësishme ka qenë në Luxemburg ku kam fituar me Victor Hygon, e cila tashmë ndodhet në muzenë e Viktor Hygos” u shpreh Sulaj.

Ai tregoi edhe planet që ka për të ardhmen dhe se çfarë mendon të sjell në Shqipëri së shpejti. 

“Po përpiqem me një qendër të satirës këtu në në Itali qendër shumë e njohur po mendojmë që me fondin e këtyre të organizojmë  një ekspozitë me 50 punime të artistëve goxha të njohur në Tiranë gjatë pranverës pasi shqiptarët e zbërthejnë shumë mirë karikaturën pasi i bën për të qeshur po gjithashtu edhe për të menduar” u shpreh piktori.

I pyetur për Shqipërinë dhe politikën ai tregoi  se situate është bërë paska e bezdisshme.

“Unë si piktor nuk është se bëjë karikatura njerëzish, kam bërë vetëm disa herë Trump. Shqipëria më duket gjithmonë mirë, nuk më ikën asnjëherë malli. Por çfarë po shohim tani, problemet politikë janë bërë paska të bezdisshme edhe për ne që jetojmë këtu e jo më për ju aty.  Kështu që sugjeroi të ftoni sa më shumë artist që të konkurroni politikanët” përfundoi piktori Sulaj.

EMISIONET