Petra, një nga 7 mrekullitë e botës e gdhendur në shkëmb mijëra vjet më parë

Qyteti Antik i Petrës është një nga shtatë mrekullitë e botës dhe trashëgimi botërore e UNESCO-s prej vitit 1985. Dikur ishte kryeqyteti i popujve nomadë arabë dhe daton të paktën 200 vjet para Krishtit. Materiali në vijim sjell një historik të shkurtër të një prej vendeve më të vizituara në botë.

Petra, një nga 7 mrekullitë e botës e gdhendur në

I gdhendur në shkëmbinj, qyteti antik i Petrës me gurë ranorë u ndërtua në shekullin e III para Krishtit nga Nabateanët.

Këta njerëz ishin një fis endacak arab - beduinë - të cilët u enden në shkretëtirën arabe në kërkim të kullotave dhe ujit për kopetë e tyre. Gjatë shekujve IV dhe II pes, Nabateanët u bënë një qytetërim dhe entitet politik i veçantë.

Ata ishin aq të avancuar sa një historian i përshkroi si "një nga popujt më të talentuar të botës së lashtë".

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Udhëtarët drejt qytetit mahnitës duhet të kalojnë përmes shkëmbinjve imponues që bllokojnë qiellin.

Më pas, ata drejtohen tek Thesari, i njohur gjithashtu si Al Khazneh, një mauzoleum mahnitës 39 metra i lartë i gdhendur në shkëmb. Emri e ka origjinën nga legjendat që thonë se një faraon egjiptian kishte fshehur thesarin e tij në një urnë në majë të tempullit.

Nga Thesari, zona zgjerohet në Siqin e Jashtëm, që përmban më shumë se 40 varre, të cilat njihen si Rruga e Fasadave.

Një teatër me 7000 vende, si dhe një grup shkallësh që të çojnë në Vendin e Lartë të Sakrificës, një altar në majë të kodrës që qëndron mbi varre dhe tempuj dhe një ngjitje e pjerrët 45-minutëshe në qiej.

Siti arkeologjik i Jordanisë shtrihet në një sipërfaqe prej 264,000 metrash katrorë dhe gjendet në jug të Amanit.

Petra konsiderohet një nga shtatë mrekullitë e botës, dhe është klasifikuar si një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s në 1985.

Petra, një nga 7 mrekullitë e botës e gdhendur në

EMISIONET