Përkujtohet Vilson Blloshmi, u ekzekutua 45 vite më parë, i vëllai kërkon hapjen e gjyqit

Një radio, dy stilografë, ora e dorës, një shall dhe plumbi që i morri jetën.

I përkasin poetit Vilson Blloshmi dhe u ekspozuan për herë të parë në 45 vjetorin e ekzekutimit të tij.

Bedriut të paktat sende i kujtojnë vëllain, dhimbjen për të cilin e ka ende gjallë.

“Edhe 100 vite të kalojnë unë kam të njëjtën dhimbje.”

Në vitin 1977 kur ishte vetëm 29 vjeç u akuzua nga regjimi për "sabotim në ekonomi dhe agjitacion e propagandë".

Letërsia e tij u cilësua e rrezikshme ndërsa iu  sekuestruan gjithë poezitë e përkthimet.

Gati gjysmë shekulli më pas, i vëllai thotë se figura e Vilsonit mbetet e pavlerësuar.

Bedri Blloshmi: Materialet dhe dorëshkrimet, poezitë dhe krijimtaritë e Vilsonit, por edhe të Gencit po ashtu të futen në shkollë dhe të bëhen mësim.  

Vilson Blloshim dhe poeti Genc Leka u përkujtuan edhe nga Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha.

Bedri Blloshmi: Të rihapet gjyqi për ata që firmosën vdekjen e Vilsonit dhe që shtëpia e familjes së tyre në fshatin Bërzeshtë të Librazhdit të kthehet në muze dhe të mos rrënohet.

Berisha ftoi të rinjtë që të lexojnë poezitë e Blloshmit dhe Lekës për të njohur përmes tyre diktaturën komuniste e krimet e saj.

Janë të pakta sendet personale të Vilson Blloshmit, poetit që u ekzekutua 45 vite më parë në regjimin komunist.

Atë kohë, vetëm 29 vjeç, u akuzua për sabotim të ekonomi dhe agjitacion e propagandë.

EMISIONET