Përkujtohet Shën Tereza, Imzot Dodaj: Identitetin kombëtar e kemi në gjakun e saj, për vlera të forta duhet ta imitojmë

Imzot Arjan Dodaj në një intervistë për RTV ORA ka ndarë disa nga mesazhet e Nënë Terezës.

Ai foli për forcën e dashurisë që e karakterizon .

Imzot Arjan Dodaj: Forca e Nënë Terezës është forca e dashurisë. Nuk mjafton thjesht të bëjmë vepra por ti bëjmë me zemër. Nënë Tereza është sintezë e nënave tona. Ndoshta sot po vjen bindshëm heshtja, moskomunikimi, distanca. Ajo ka pasur arsye të fortë në ekzistencën e saj si nën si grua. Forca e dashurisë së Nënë Terezës vazhdon dhe sot të transformojë. U bënë disa vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës që është bërë dita e bamirësisë në mbarë botën.

Sakaq ai foli dhe për kurajon e madhe që ka shfaqur Nënë Tereza.

Imzot Arjan Dodaj: Fatkeqësisht drama e njerëzimit është aborti. Nënë Tereza kishte kurajën ti thoshte Klinton ‘ju lutem fëmijët që doni ti abortoni i adoptoj unë. Gjej unë dashuri e përkrahje.’

Dodaj gjithashtu tregoi dhe lidhjen e fortë të shqiptarëve me Nënë Terezën duke thënë se , nëse duam të kemi një  identitet kombëtar e kemi në gjakun e Nënë Tereza nëse dëshirojmë të kemi vlera të forta duhet ta imitojmë Nënë Terezën.

Imzot Arjan Dodaj: Nënë Tereza është figurë, instrument paqeje. Nënë Tereza thoshte se me gjakun e saj i përkiste popullit tonë, ishte shqiptare por thoshte se zemra i përkiste Krishtit,  nëse duam të kemi një  identitet kombëtar e kemi në gjakun e Nënë Terezës nëse dëshirojmë të kemi vlera të forta duhet ta imitojmë Nënë Terezën.

“Shpeshherë bëjmë të mira me interes, dua të kujtojmë këtë fjalë të nënë Tetrezës ‘bëje të mirë dhe harroje, por mos u shkurajo vazhdo e bëje të mirën”, e përfundoi fjalën e tij Imzot Dodaj.

EMISIONET