Pas pandemisë rikthehet "Sofra Dardane" e artit në Tropojë

Këto pamje vijnë nga qyteti i Bajram Currit.

Qindra artistë nga trojet shqiptarë janë bërë bashkë atje në edicionin e 18-të  të Sofrës Dardane, festivalit gjithëpërfshirës së folkut e traditës që rikthehet pas një ndërprerje të detyruar vitin e kaluar për shkak të pandemisë.

Ndaj simbolika e sofrës së artit për ushqimin e munguar shpirtëror ishte më e fortë se kurrë.

"Nuk ka më kënaqësi se t'i dëgjosh folklorin e çdo vendi."

Janë mbartës dhe përcjellës të traditave më të mira popullore të shqiptare.

Për tre netë do të prezantojnë më të bukurat këngë e valle të zonave që përfaqësojnë.

Si simbolikë e fortë e domethënëse,  “Sofra Dardane” nis në ditën e lidhjes së Prizrenit.

"Shpalosim këtë histori të dhimbshme, por të lavdishme tashmë. Janë degë të ndara, por jo të thara të lisit kombëtar shqiptar."

Festivali mbahet për tre netë dhe përfundon me vlerësimin e ansambleve dhe artistëve më të mirë.

EMISIONET