Paolo Mantegazza për harlisjen në shtjellimin brilant të "Fiziologjia e dashurisë"

Paolo Mantegazza për harlisjen në shtjellimin brilant të

"Harlisja është nënë pjellore e dashurive shumë të rëndomta. Madje për shumë njerëz kjo ndjenjë nuk është gjë tjetër veçse një nevojë për të pirë nga një burim që na duket më i ëmbël se të tjerët.

Dashuria e zhveshur nga petkat e mrekullueshme të fantazisë dhe të zemrës, madje e pastruar edhe nga trupi i fortë që i jep asaj ndjenjën e të bukurës, katandiset në një skelet që është harlisja dhe që për shumë njerëz është gjithë dashuria. Sa gjë e ulët dhe e mjerë! Një zakon i përdalë!

Gruaja e kthyer në një filxhan të cilin e duam më shumë se të tjerët, sepse me të shuam mjaft shpesh etjen! E megjithatë kemi dashuri, të cilat guxojnë të quhen të tilla dhe patën si zanafillë shtëpinë e prostitucionit apo përhumbjen e guximshme të një çasti harlisjeje mendjemarrëse.

Të zotërosh para se të dashurosh apo të të kenë zotëruar para se të japësh puthjen e dashurisë!

Çfarë turpi, çfarë poshtërimi! E megjithatë dashuria ka një magji të tillë që nganjëherë di dhe mundet të bëjë edhe këtë çudi: të lind nga harlisja apo në djepin e bordellove.

Dashuritë që lindin nëpërmjet harlisjes janë më të vështira për t'u ruajtur dhe çdo ditë që kalon dhe ajo vazhdon të jetojë, është një arritje e vështirë dhe e rrallë.

Edhe dinakëritë më vrasëse të artit të kënaqësisë i ngrehin armët kundër vështirësive të pakapërcyeshme dhe gruaja, pas çudive të prostitucionit dhe të epshit të zemrës dhe të ndjenjave, mund të shohë se e para që të shfaqet, ia heq nga duart viktimën.

Kjo dashuri mund të jetë e ngrohtë, e zjarrtë, plot etje, por gota që e mban atë përbëhet nga një xham shumë delikat, i cili nga një çast në tjetrin mund të bjerë dhe të thërmohet në njëqind copa."

Paolo Mantegazza është një penëhollë dhe fshikulldjegës, sheh dhe shkruan, kumton dhe mëkon, i bindur se po predikon një fe që mbron dashurinë nga shpërdorimi, trupin nga plagimi, shpirtin nga përdalja, ndjenjën nga velja. Ai nuk është gjykator puritan, por një zë drite në honin e epshit.

albert vataj paolo mantegazza

EMISIONET