Panairi i artit zbarkon në Seul, prezanton mbi 110 galeri nga 20 vende

Panairi i artit zbarkon në Seul, prezanton mbi 110 galeri nga 20 vende

Bota e artit zbarkoi në Seul këtë javë për edicionin inaugurues të Frieze në Azi. Panairet e mëparshme janë mbajtur në kryeqytetet tradicionale të artit si Londra, Parisi dhe Nju Jorku, por ekspertët e industrisë thonë se Seuli ishte një zgjedhje e natyrshme për edicionin e parë aziatik të ngjarjes prestigjioze.

Këtë javë në Seul do të mbahet panairi i artit Frieze. Bota e artit zbarkoi në kryeqytetin e Koresë së jugut ku duket se Seul po pozicionohet si qendra e ardhshme e artit në rajon.

Panairi katërditor prezanton mbi 110 galeri nga 20 vende që konkurrojnë për vëmendjen e koleksionistëve në një qendër ekspozite të vendosur në lagjen Gangnam.

Frieze u prezantua në Londër në vitin 2003 përpara se të zgjerohej në New York në vitin 2012 dhe në Los Angeles shtatë vjet më vonë.

Panairi zhvillohet gjithashtu në një kohë kur bota e artit po largohet nga Hong Kongu - i konsideruar prej kohësh qendra e tregut fitimprurës të artit aziatik - për shkak të pasigurive financiare dhe politike, si dhe kufizimeve të karantinës të vendosura ende për vizitorët.

Koreja e Jugut është shfaqur si një fuqi kulturore në vitet e fundit me suksesin global të filmit fitues të Oskarit "Parasite" dhe serialit Netflix "Squid Game", dhe me superyjet e K-pop BTS që fshijnë listat e muzikës Billboard.

Patrick Lee, drejtori inaugurues i Frieze Seoul, shprehet se kryqyteti  krenohet me një skenë të pasur arti, shtoi ai, me "artistë tepër të talentuar, muze të klasit botëror, koleksione të korporatave, organizata jofitimprurëse, bienale dhe galeri, të cilat e bëjnë atë një vend ideal për një panair arti".

Tim Schneider, redaktor i biznesit të artit i Artnet News, tha se hapjet nga galeritë kryesore perëndimore si Pace, Lehmann Maupin, Perrotin dhe Thaddaeus Ropac, të ndjekura nga Frieze, konfirmuan se Seuli ishte "rritur në nivel" në skenën ndërkombëtare të artit.

EMISIONET