Pak art në pedonale, fëmijët me aftësi të kufizuar ekspozita në 5 qytete të vendit
Pedonalja e Shkodrës u mbush plot me piktura e paralelisht me të edhe sheshet e katër qyteteve të tjera në Shqipëri.
Artistët amatorë të tyre i bënë këto piktura edhe më të veçanta.
Janë krijimet e fëmijëve me aftësi ndryshe.
Gjatë këtij aktiviteti fëmijët ju shpjeguan qytetarëve të interesuar punimet e tyre, ngjyrat, materialet dhe teknikat që kanë përdorur për krijimet e tyre artistike.
Qëllimi ishte zbulimi i talenteve që marrin shërbime në Qendrat Sociale.
"Integrimin e tyre në shoqëri dhe punësimin e këtyre personave që janë me aftësi të kufizuar. Sigurisht kemi akoma shumë për të bërë."
Me të ardhurat e grumbulluara nga shitja e punimeve të këtyre personave do të sigurohen mjete apo objekte të domosdoshme për ta në qendrat përkatëse ku jetojnë.
Vetëm në Shkodër, në tre Qendra të tilla janë mbi 150 persona rezidedencialë dhe ditorë.