Ora Verore në kalanë madhështore të Himarës, njihuni dhe me kishën brenda saj
Kalaja e Himarës, ishte stacioni i radhës i Ora Verore. Një simbol i lirisë e cila u ka rezistuar plot 24 shekujve.
Qyteti i vjetër i Himarës, dhe Kalaja (Barbakas) në vetëvete janë një monument i rëndesishëm mbi 4 mijë vjeçar.
Kalaja ka dy portat hyrëse, në veri dhe jug, të cilat ishin mbyllur në fund të ditës.
Kalaja njihet me emrin Barbaka ( emër mesjetar i kështjellave të këtij tipi) dhe është e ndërtuar në nje kodër shkëmbore.
Kalaja e Himares ekziston, të paktën qysh nga mesi i shekullit të IV para Krishtit dhe kontrollonte rrugën nëpër bregdet nga Oriku për në Buthroto.
Brenda saj gjendet edhe kisha e Episkopit e rindërtuar në shekullin e XII, kisha e parë kur është ndërtuar kalaja.
Sot kalaja e Himarës njiher si një nga vlerat më të çmuara të zonës.