“Old Timer & Retro Fest 22" në Durrës, makinat e epokës tërheqin kuriozitetin e turistëve buzë detit
Durrësi ishte ndalesa e radhës e makinave të epokës që i janë bashkuar mataronës kulturore të nisur të Prizren që do të mbyllet në Fier. Mjetet e vjetra dhe disa unikale, tërhoqën vëmëndjen e pushuesve.
Janë të vjetra dhe disa unikale.
Pas Prizrenit, “OldTimer & Retro Fest 2022" mbërriti në Durrës.
Makinat e epokës u u parkuan buzë detit në shëtitoren "Taulantia".
dhjetra mjete të koleksionistëve edhe nga Hungaria, Sllovenia, Mali i Zi, Serbia e Maqedonia e Veriut.
Eventi ngjalli interesin e shumë qytetarëve durrsakë por edhe turistëve të cilët në këtë periudhë të vitit frekuentojnë masivisht qytetin bregdetar.
Panë nga afër koleksionin e makinave të viteve dhe markave të ndryshme Një atmosferë ndryshe në shëtitoren më të frekuentuar të qytetit.
Ky udhëtim i përvitshëm sipas organizatorëve ka për qëllim të promovojë jo vetëm mjetet historike, elementët e kulturës e muzikës, por edhe lidhjen e ngushtë midis vendeve, përmes pasionit për koleksionimin.
Fieri do të jetë ndalesa e radhës.