Obamat zbulojnë portretet zyrtare, Biden i pret në Shtëpinë e Bardhë

Ish-presidenti amerikan Barack Obama dhe zonja e parë Michelle Obama janë nderuar më në fund me zbulimin zyrtar të portreteve të tyre në Shtëpinë e Bardhë, duke rifilluar kështu një traditë që u shpërfill nën drejtimin e Donald Trump.

Obamat zbulojnë portretet zyrtare, Biden i pret në Shtëpinë

Ish-presidenti amerikan Barack Obama dhe zonja e parë Michelle Obama janë ndëruar me zbulimin zyrtar të portreteve të tyre në Shtëpinë e Bardhë, një traditë kjo që rifillon pas shpërfilljes nga Donald Trump.

Presidentët e kaluar dhe zonjat e para zakonisht kanë varur portretet e tyre në sallat dhe korridoret e Shtëpisë së Bardhë pas ceremonive të organizuara nga pasardhësit. Demokrati Obama, për shembull, priti George W. Bush, një republikan, dhe gruan e tij Laura Bush në 2012.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Megjithatë, Trump nuk pranoi të ftonte Obamat dhe tradita u ndal. Republikani që thyen normat madje thuhet se urdhëroi që portretet e Bushit dhe të paraardhësit të tij Bill Clinton të hiqen nga muret e Grand Foyer të Shtëpisë së Bardhë dhe të ruhen në arkiv.

Kthimi i Obamës në Shtëpinë e Bardhë vjen pesë muaj pas përfshrjes në debatin publik mbi shpenzimet e kujdesit shëndetësor. Ai ruan një një partneritet të ngushtë me Joe Biden, i cili shërbeu si zëvendëspresident gjatë dy mandateve të Obamës,

Sa i përket Trump, administrata Biden thotë se nuk ka asnjë vendim të drejtpërdrejtë nëse ose kur portreti i tij mund të varet.

Obamat zbulojnë portretet zyrtare, Biden i pret në Shtëpinë Obamat zbulojnë portretet zyrtare, Biden i pret në Shtëpinë

EMISIONET