"Notre Dame" në rikonstruksion, 25 pikturat e dëmtuara nga zjarri po riparohen në një vend të fshehtë

Në një magazinë sekrete pranë Parisit, restauruesit po punojnë për t'u kthyer pikturave 500-vjeçare të Notre Dame lavdinë e tyre të mëparshme. Veprat e shpëtuara nga zjarri që përfshiu Katedralen 3 vjet më parë, datojnë në shekujt 17 dhe 18 dhe pritet të kthehen në godinë për rihapjen e saj në vitin 2024.

"Notre Dame" në rikonstruksion, 25 pikturat e dëmtuara nga

Puna për rikonstruksionin e Katadralës Notre Damë, po vijon paralelisht me restaurimin e 25 pikturave 500-vjeçare, të cilat u dëmtuan nga zjarri dhe duhet të kthehen në godinë për rihapjen e saj në vitin 2024.

Ky është një projekt unik  dhe gjithçka ndodh në një magazinë të fshehtë, pranë kryeqytetit francez, Parisit.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Të ardhura gjashtë javë pas zjarrit të vitit 2019, këto kanavacë 25 gjithsej, 22 prej të cilave janë rinovuar,  janë shpërndarë në tre dhoma të mëdha hermetike, larg imazhit të një studioje normale të një artisti.

"Është paksa një garë me kohën," tha restauruesja Laurence Mugniot.

“Dy vjet mund të duken të gjata, por zakonisht është koha për të restauruar një pikturë si ‘Triumfi i Jobit’  që është pas nesh”, nënvizon ajo.

Përballë saj qendron Jean-François Hulot, specialist në rinovimin "mbështetës". Detyra e tij është të sigurojë që kanavacat, të cilat datojnë në shekujt 17 dhe 18,  të mos prishen.

Pikturat kalojnë në duart e ekspertëve njëra pas tjetrës ndërsa më herët për to është vendosur një diagnozë konservimi:

"Nuk preket një kanavacë pa e ditur historinë e saj mjekësore", nënvizon Oriane Lavit, kuratore e trashëgimisë në Qendrën për Kërkim dhe Restaurim të Muzeve të Francës.

Pasi të njihet kjo histori, kanavacat kalojnë në pastrim dhe më pas në restaurim.

Ky projekt ka një kosto prej 2.7 milionë euro dhe është restaurimi më i madh i pikturave të formatit të madh në Francë, që po kryehet në të njëjtën kohë.

EMISIONET