"Një prej nesh " një film ku secili shikon veten në pasqyrë

Suela Bako, regjisore dhe Sebina Matlija, aktore në një intervistë në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora folën për filmin "Një prej nesh ".

Suela Bako tregoi se si u bë pjesë për realizimin e këtij filmi si dhe  tha se është një vepër që është mbështetur nga publiku.

Suela Bako: Lexova skenarin fillova të idealizoj personazhet kush mund të jetë kush. Personazhet kryesor janë zgjedhur që në krye të herës nga Ergysi. Bashkëpunimi vijoi me përzgjedhjen e aktorëve të tjerë. Ka qenë një audicion i hapur dhe i gjerë. Është një proces i bukur dhe i panjohur. Shpesh aktorët që thirren në audicione ndihen keq të nënvlerësuar.  Dhe unë kam qenë pjesë e audicioneve për shumë vite. Është e rëndësishme të provosh. Ndonjëherë refuzimet të ndihmojnë që performanca e ardhshme të jetë më e lartë. Është një vepër e mirë dhe publiku e ka mbështetur.

Çfarë do të shohim në këtë film?

Suela Bako: Tek “Një prej nesh” do të shohim veten në pasqyrë. Një të afërmin tonë të trazuar nga e përditshmja jonë. Do të shohim realitetin tonë, dhimbjet tona. Alban Hoxha, Romir Zalla, Enisa Hysa, Alfred Trebicka vjen me performancë të jashtëzakonshme, në një hapsirë të panjohur në performaca.

Sebina thotë se ashtu si jeta e përditshme dhe filmi nuk do të ketë vetëm dramë por dhe argëtim e satirë.

Sebina Matlija: Shikuesi do të pres dramë por jeta e përditshme është argëtuese ka satirë. Është vetëm nesër në kinema. Më 24 do të jemi në kinemanë e Shkodrës. Shkodranët në Tiranë që nuk erdhën i presim në kinemanë e Shkodrës.

Suela  thotë se është një film që përmbledh të gjitha artet bashkë.

Suela Bako: Ngarkesa emocionale që merr, nuk ndjen kohën por ti pastaj ke nevojë për kohën tënde për tu shkëputur nga personazhi.  Është një film që përmbledh të gjitha artet bashkë.  Është shumë interesante zgjidhja finale e personazhit kryesor. Ndonjëherë do të ishte mirë që ndonjëherë ndonjëri prej nesh të zgjohet aq i çmendur sa personazhi jonë.

“Filmi do të na bëjë të kuptojmë në një formë tjetër. Unë do të doja të merrja mbrapsht një audiencë që shikon një film të mirë shqiptar, që i ka dhënë një kulturë dhe mungesë informacioni e dije.”, tha Sebina.

"Një prej nesh " një film ku secili shikon veten në

EMISIONET