Nis TIFF-i! 220 filma premierë në Tiranë, risi inteligjenca artificiale. Domi: Ja çfarë pritet këtë vit!
Si çdo vit ka nisur edhe për këtë shtator TIFF.
Mbrëmjen e 22 shtatorit International Film Festival do të çelë siparin Tirana me filmin “Porthenpe”.
Në këtë edicion të 22-të të TIFF 2024 do të shfaqen rreth rreth 220 premiera, prej të cilëve 180 janë filma me metrazh të shkurtër.
Drejtori artistik i TIFF Agron Domi ka dhënë detaje për festivalin ndërsa ka treguar dhe risitë e këtij viti.
“Fillon me programin e fëmijëve te Liceu. Vetë fëmijët do votojnë për filmin më të mirë të prodhuar me AI”, - tha Domi.
Domi tregoi dhe sfidën me të cilën është përballur arti i filmit vitet e fundit.
“Kam vënë re një rënie në përgjithësi të filmit”, - tha Domi.
Ai mes tjerash tha se këtë vit në festival, tri pjesëmarrje janë nga Shqipëria.
Tirana International Film Festival do të zhvillohet në datat 22-28 shtator, ku filmat do të paraqiten në 4 ambiente: Kinema Millenium, Qendra Art Agimi, Liceu Artistik dhe kinema Maks Velo.