Nis në Korçë edicioni i 10-të i simpoziumit të skulpturës, marrin pjesë shqiptarë e të huaj
Skulptorë shqiptarë e të huaj janë mbledhur në Korçë në edicionin e 10 të skulpturës. Simpoziumi do të mbahet për disa ditë në parkun "Rinia", aty ku do të vendosen me pas edhe veprat e kryera.
Në Korçë ka nisur edicioni i 10 i simpoziumit të skulpturës. Skulptorë, shqiptarë e të huaj do të jenë pjesë e aktivitetit për të shfaqur artin e tyre në gur. Tematika për mjeshtrat e gurit do të jetë e lirë.
“Është një ngjarje e jashtëzakonshme pasi ne ndodhemi në parkun “Rinia” në vendin ku është filluar ngjarja e simpoziumit. Këtë vit kemi një dimension të ri me gurët sepse gurët i kemi marrë në një formë komplet ndryshe nga edicionet precedent për të ndryshuar edhe formatin e skulpturës së parë. Do mundohemi të risjellim gjithmonë lirinë e mendimit artistike në Korçë.”
Artisti grek prezantohet me një vepër abstrakte. Në Korçën e bukur po ndihet mirë dhe thotë që qyteti e ka tërhequr.
“Ndihem shumë mirë, kjo është hera e parë në Shqipëri, falënderoj ata që më ftuan. Punimi im do të jetë abstrakt.”- tha ai.
Simpoziumi do të mbahet për 10 ditë në parkun “Rinia’ ku do të vendosen më pas edhe veprat e realizuara.