Nga Obamat në Shkodër, Carlo Zarri promovon gastronominë shqiptare

Carlo Zarri dhe Edoardo Raspelli, njëri kuzhiner me famë botërore e tjetri kritik në artin e kuzhinës po promovojnë gastronominë shqiptare. Ata ishin në Shkodër në edicionin e parë të Festivalit të Ushqimit dhe Pijeve.

Ka gatuar për Sophia Loren, Michelle Obama, Armanin, etj., dhe është i njohur në gjithë botën.

Carlo Zarri, shef kuzhine me reputacion ndërkombëtar po promovon Shqipërinë, ku e solli edicioni i parë i Shkodra International Food Event.

"Ky event lindi nga miqësia dhe kjo është e rëndësishme. Një vit më parë jam njohur me Bardhin në Expo Milano. Në shkurt më tha që do e provoj të bëhem kryebashkiak, eja na ndihmo. Në prill më tregoi se e mbajti premtimin, tani tha duhet të mbash fjalën, eja në Shkodër".

Thotë se 15 vitet e fundit ka punuar me shqiptarët që janë bërë të famshëm kryesisht në Itali ku gatimi ngrihet në art.

Ndaj kishte një këshillë si për ata që këtë veprimtari e ushtrojnë këtu.

"Me punë në grup, nga prodhuesit tek ata qe i transformojnë produktet dhe restoranti që i promovon, e hoteleria qe i mirëpret, është një punë që ka rezultate".

Në Shkodër zbriti edhe kritiku i famshëm Edoardo Raspelli.

U kujdes të evidentojë njohjen me shqiptarët dhe shembujt frymëzues se si ata duan ta ndryshojnë vendin e tyre.

"Historitë dramatike dhe të bukura të shqiptarëve që kanë arritur suksesin më bëjnë entuziast dhe njëherësh më mallëngjejnë".

Ndryshe nga Shqipëria e zbuluar në distancë, pasi pa nga afër bukuritë e saj, gazetarja dhe shkrimtarja Maria Grazia Ventura kishte këtë premtim.

"Turistët kërkojnë emocion dhe diçka për të kujtuar.Ky vend ka potencial të jashtëzakonshëm në çdo fushë. Unë erdha si gazetare, por mendoj të rikthehem si turiste."

Qytetari i parë i kryeqendrës së veriut vuri theksin tek vlerat e Shkodrës dhe rëndësinë që ka ky Festival në promovimin e kulinarisë tradicionale shkodrane.

"Synon ta kthejë Shkodrën në një pikë referimi jo vetëm kombëtare por edhe rajonale sa i përket kulinarisë."

Kryebashkiaku Spahia dhe shefi i kuzhinës Zarri po punojnë që në 2023 të finalizojnë binjakëzimin e Shkodrës me një komunë të rëndësishme në Itali, për ta zhvilluar Festivalin dhe shpalosjen e këtyre vlerave në të dy rajonet.

Nga Obamat në Shkodër, Carlo Zarri promovon gastronominë

EMISIONET