Nën ethet e Eurovizionit, 37 shtete në garë, Shqipëria performon e nënta

Skena më e madhe e këngës pret këtë të martë natën e parë të spektaklit të Eurovizion. Në të marrin pjesë 37 shtete, ndërsa Shqipëria përfaqësohet me këngën “Duje” të Albinës dhe familjes Kelmendi.

Nën ethet e Eurovizionit, 37 shtete në garë, Shqipëria

Ethet e kompeticionit më të madh të këngës po afrojnë.

Përfaqësuesit e 37 shteteve pjesëmarrëse në gjysmefinalen e Eurovizon 2023 i kanë dhënë dorën e fundit përgatitjeve për tu ngjitur në skenë që do të nisë më 9 maj që mbahet në Liverpool të Anglisë pas 25 vjetëve.

Në fakt në garën që do të zhvillohet në Liverpool të Anglisë, Britania e Madhe, Italia, Franca, Spanja, Gjermania dhe Ukraina janë automatikisht finalistë.

Shqipëria përfaqësohet nga Albina dhe familja Kelmendi me këngën “Duje”.

Plot jetë dhe me dedikim dashurisë e kujdesit për familjen, mori votat e gjithë publikut dhe bekimin e jurisë në edicionin e 61 të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Performance e tyre është e 9 ta në radhë.

Emrat e njohur të skenës botërore si Julia Sanina, Graham Norton, Hannah Waddingham dhe Alesha Dixon do jenë moderatorët që do t’i japin akoma më tepër shkëlqim netëve të spektaklit, që do të ndiqet drejt për së drejti nga miliona shikues.

Nga ky Eurovizion është përjashtuar Rusia, ndërsa pjesë e performancave do të jetë mbështetja për popullin ukrainas.

eurovizion

EMISIONET