Në Gjirokastër turistët paguajnë dy bileta për të hyrë në muzeun e armëve

Për të vizituar muzeun e armëve në Gjirokastër duhet të paguash dy bileta. Një biletë turistët e paguajnë sapo hyjnë në kalanë Argjiro, ndërsa një biletë tjetër për muzeun që ndodhet brenda kalasë. Zyrtarët e bashkisë e pranojnë se ky është një problem që duhet marrë zgjidhje.

Në brendësi të Kështjellës Argjiro në Gjirokastër, ndodhet dhe Muzeu  i Armëve.

Ai frekuentohet nga një numër shumë i ulët turistësh dhe shkak bëhet pagesa e dyfisht që duhet të paguajnë vizitorët.

Një turist që viziton kalanë paguan 400 lekë të cilat i shkojnë ministrisë së Kulturës ndërsa për të vizituar muzeun brënda kalasë duhet të paguajnë 200 lekë te tjera që shkojnë për bashkinë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Blerim Kore drejtor i kulturës në bashki thotë se zgjidhja duhet ti jepet nga dy institucionet pasi ai pranon se pagesa 2 herë ndikon në numrin e ulët të vizitueshmërisë.

"Fillimisht të vlerësojmë faktin se gjatë verës kalaja ka qenë ndër pikat më të vizituara të trashëgimisë kulturore. Bëhet fjalë në rang 9-mujori, brenda në kalanë e Gjirokastrës kanë hyrë rreth 125 mijë turistë vendas dhe të huaj.

Do të bëhet një biletë unike që turisti të mos paguajë dy bileta për kalanë dhe muzeumin, që administrohet nga Bashkia dhe ndodhet në mjediset e Kalasë së Gjirokastrës. të shpresojmë që sezonin e ardhshëm kjo problematikë të ketë marrë fund," tha ai.

Gjirokastra ështe vizituar këtë sezon nga rreth 150 mijë turistë, ndërsa pjesën më të madhe të vizitorëve e ka tërhequr kalaja Argjiro dhe unifikimi i biletës do ë shtonte vizitueshmërinë në muzeun e armëve sipas zyrtarëve atje.

Në Gjirokastër turistët paguajnë dy bileta për të

EMISIONET