“Në garë me veten” promovoi librin e tij të parë, Mamaqi: E dija që njerëzit do të më paragjykonin

“Në garë me veten”, është libri i parë i Ermal Mamaqit. Midis të ftuarve të shumtë, ai dha mesazhe të shumtë ndërsa nuk la pa prekur dhe kritikët për librin e tij. Mamaqi shprehet se e priste që të paragjykohej, por kjo nuk e ka penguar në karrierën e tij.

Ermal Mamaqin jemi mësuar ta shohim si regjisor, aktor, humorist apo sipërmarrës. Këtë herë ai vjen me një libër motivues të titulluar “Në garë me veten”, ndërsa e promovoi mbrëmjen e së martës. Midis të ftuarve të botës së artit dhe biznesit, Ermal Mamaqi dha mesazhe frymëzuese .

Por Ermali preku dhe kritikat që ka marrë kohët e fundit pas publikimit të librit të tij në rrjetet sociale.

“E dija që njerëzit do më paragjykonin, si për çdo gjë që unë bëj. Por nëse këto do të më interesonin, nuk do isha këtu ku jam sot. Nuk e kuptova ç’ishte gjithë kjo herezi se ne jemi rritur me librat e shkrimtares së dashur Adelina Mamaqit.”

Ermali zbuloi gjithashtu dhe historinë se kush ka qenë personi që e ka nxitur t’i futej prezantimit duke parë potencialin e tij.

“Një ditë Vera më thotë Ermal dua të prezantosh Dancing With the Stars me Amardën. Dikur ka qenë një tmerr i madh për mua që të dilja në skenë. Verës i thashë nuk e bëj dot, do e bësh patjetër tha. Më futi në një cep dhe tha Ermal unë mendoj që ti mund të bëhesh një nga prezantuesit më të mirë shqiptar. Ke improvizimin, ke humorin, plus je shumë i bukur (qesh). Më frymëzoi ai moment, shkova në shtëpi i thashë Amardës mund të bëhem një nga prezantuesit më të mirë. Vendosa ta prezantoj dhe nga ai moment jeta ime ndryshoi. Fillova të besoj më shumë te vetja, bëra emisionin tim të parë etj.”

Prej vitesh, synim Ermal Mamaqi ka pasur motivimin e njerëzve që të organizojnë jetën dhe të përballojnë lehtësisht vështirësitë.

EMISIONET