Në atelienë e mjeshtrit të fundit korçar të qeramikës

Atelieja e mjeshtrit korçar të qeramikës Vasillaq Kolovica priti këtë fundjavë një grup artistësh nga Gostivari.

Për të sfiduar veten e për të shkëmbyer eksperiencat në punimin e baltës, ata jo vetëm treguan rëndësinë e këtij organizimi, por edhe rrezikun e zhdukjes së këtij profesioni.

"Ky është një bashkëpunim që vlen një jetë të tërë. Ky është një profesion në zhdukje."

Mjeshtrat e qeramikës, të cilët shprehën botën e tyre të brendshme në objektet me baltë, vlerësojnë aktivitete të tilla, si frymëzuese dhe shumë bashkëpunuese.

"Ky profesion shumë i lashtë, por është i lënë në harresë, ndoshta nga gjeneratat e reja. Unë kam marrë iniciativën që ta ringjallim"

Ky është viti i dytë që artisët e qeramikës bashkë në Korçë, e cila mbetet një nga qytetet me tradita e kulturë mjaft të rrallë

Ata premtojnë se do ta vijojnë këtë traditë dhe do ta shtrijnë edhe qyteteve të tjera të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

EMISIONET