Shkrimtarët martirë nderohen në Shkodër, pelegrinazhi për Dom Ndre Zadejën dhe Anton Harapin

Në Shkodër janë përkujtuar dy prej korifejve të letrave shqipe, dom Ndre Zadeja dhe patër Anton Harapi. Ata u pushkatuan gjatë regjimit komunist ku veprat e tyre u cilësuan të ndaluar.

Çinarët tek varrezat katolike të “Rrmajit” në Shkoder ishin “dëshmitarët pa zë” të shumë jetëve të ndërprera në mes nga regjimi komunist.

Mes shumë pushkatimeve të intelektualëve që u kryen në atë vend, ishte edhe ai i dy prej korifejve të letrave shqipe, klerikëve dom Ndre Zadeja dhe patër Anton Harapi.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ata u nderuan përmes një pelegrinazhi të veçantë që organizuan miqtë e klubit të poezisë me shoqatën e shkrimtarëve të Shkodrës.

"Ardhja e shkrimtarëve shqiptar për të nderuar shkrimtarët martir do të thotë që shkrimatrët martirë nuk kanë vdekurt," tha Rexhep Shahu, shkrimtar

Nisma që mori jetë nga Shkodra, vjen për të nderuar shkrimtarët martirë, të cilët u pushkatuan, torturuan, apo u burgosën nga regjimi komunist për shkak të fjalës së lirë.

"Dom Ndre Zadeja ka qenë një personalitet i veçantë. Ne kemi dhe kontributin e tij dhe në cështjen kombëtare," tha Zija Vukaj, shkrimtar

Veprat e dom Ndre Zadejës dhe at Anton Harapit, ishin të ndaluara gjatë viteve të komunizmit. Ky pelegrinazh vijoi në kishën e Shirokës, aty ku pater Anton Harapit ju kushtuan disa moment lutje, por edhe nderimi.

"Vrasja e prifërinjve dhe poetëve është e shembullt në historinë që ka ndodhur tek ne. Në këtë rast jemi përpara një gjaku të derdhur të clirimit të njeriut nga e keqja," tha Frano Kulli, studiues

"Ka parë më përtej. Ai ka thënë më mirë të flijohet jeta e disa personave duke filluar nga ai vetë, sesa të bjerë Shqipëria," tha një pjesmarrës.

Meshtar i përkushtuar, por edhe poet dhe autor i melodramave të para të letërsisë shqipe, dom Ndre Zadeja u pushkatua pa gjyq më 25 mars 1945 bashkë me 14 burra, mes tyre prijësi popullor i Kelmendit, Prek Cali.

Ndërsa meshtari, shkrimtari dhe publicisti, patër Anton Harapi, u pushkatua në shkurt të vitit 1946, pas vendimit të Gjykatës speciale të Tiranës, që e shpalli kriminel lufte, armik të popullit dhe sabotator të pushtetit. Deri më tani nuk dihet vendi ku iu varros trupi.

Shkrimtarët martirë nderohen në Shkodër, pelegrinazhiShkrimtarët martirë nderohen në Shkodër, pelegrinazhi

EMISIONET