Ndahen çmimet e Panairit të Librit 2022: Zija Çela shkrimtari më i mirë i vitit
Në përfundim të edicionit të 25 të panairit të librit, juria shpërndau 5 çmime për shkrimtarë e përkthyes. Për vitin 2022 shkrimatri më i mirë i vitit u vlerësua autori Zija Çela, me veprën “Bankave e Ankesave”.
Shkrimtari më i mirë i vitit për vitin 2022 është shpallur Zija Çela me romanin "Banka e Ankesave"
Juria e panairit të librit e vlerësoi shkrimitarin për identifikimin e shpirtit njerëzor në veprën e tij dhe tjetërsimin e fytyrës së vdekjes dhe dashurisë.
Shkrimtari Zija Çela nuk i fshehu dot emocionet teksa falenderoi jurinë për vlerësimin.
Zija Çela: Shumë fuqi me gëzu nuk kam por gëzoj shumë për këtë çmim. Zija Çela është gardian i vetes dhe unë i mbaj çelësat e qelisë time këtu (tregon xhepin) dhe në vend ta hap derën rri brenda"
Në cermoninë e ndarjes së cmimeve, Romeo Çollaku u vlerësua me titullin përkthimi më i mirë i vitit, për veprën “Varfanjaku i zotit” nga Niko Kazanzaqis.
Pas politikës duket se Arben Imamit, po i ecën mbarë në letërsi. Ai u vlerësua për veprën më të mirë studimore, me titull “Tri format e mendimit”.
Për lexuesit e vegjël, shkrimtarja Natasha Shuteriqi mori titullin e cmimit të letërsisë për fëmijë.
Për disa vite ambasada franceze ka dhënë çmime për veprat e përkthyera nga frëngjishtja. Këtë vit ky titull ju dha Klarita Lagjit si përkthyesja e veprës “Vendi i Babait” Annie Arnaux.
Në jurinë e panairit, ishin shkrimtari dhe përkthyesi Virgjil Muçi, poetja Vjola Isufaj, poeti dhe gazetari Aleksander Çipa, përkthyesja Alina Karaulli, dhe studiuesi i letërsisë AgimBaçi.
Jurisë ju deshën një muaj punë për shqyrtimin e veprave të 59 autorëve shqiptarë dhe 50 të huajve.
Fituesit
Shkrimtari më i mirë i vitit: Zija Çela me librin: “Banka e Ankesave”
Përkthimi më i mirë i vitit “Varfanjaku i Zotit” I Nikos Kazanxaqis Romeo Çollaku shtëpi botuese “Dukagjini”
Vepra më e mirë studimore “Tri format e mendimit, mitologjia, racionaliteti, religjioni” Arben Imami
Përkthimi më i mirë nga frëngjishtja: Klarita Lagji “Vendi i Babait” Annie Ernaux
Libri më i mirë për fëmijë: “Kalendari i ëndrrave të mollës” Natasha Shuteriqi